Kurti në Tetovë, Kasami: Mik i madh i shqiptarëve të RMV’së, biseduam për projektet infrastrukturore

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Izet Mexhiti, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe bashkëpunimin rajonal.

Përmes një postimi, Kasami bëri të ditur se në fokus të bisedës ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë te projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet.

banner

Ai e cilësoi Kurtin mik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se nëntori i gjen të përkushtuar në punë dhe projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve.

Albin Kurti njihet për lidhjet e tij me koalicionin VLEN që e ka pushtetin e kampit shqiptar

“Gjithmonë kënaqësi ta mirëpresim kryeministrin e Republikës së Kosovës, mikun tonë dhe mikun e madh të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, z. Albin Kurti. Bashkë me Izet Mexhitin, e njoftuam kryeministrin për zhvillimet aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal. Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, me theks të veçantë te projektet infrastukturore që lidhin dy shtetet tona. Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta, në të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy