Peja rikthehet te fitorja pas shtatë humbjeve radhazi

by Nexhat

Peja është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll, pas shtatë humbjeve radhazi.

Verdhezinjtë kanë shënuar fitore në udhëtim ndaj Vëllaznimit, në Gjakovë, me rezultat 80:88, duke i dhënë fund serisë negative.

banner

Në këtë përballje, te skuadra vendase më i dalluari ishte Kentrell Pullian, i cili realizoi 27 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.

Ndërkohë, te Peja shkëlqyen Xavier Johnson dhe Domenic Artis, të cilët kontribuuan me nga 24 pikë secili, duke qenë vendimtarë në fitoren e mysafirëve.

Kështu, Peja arrin një fitore të rëndësishme, pas një periudhe të vështirë në kampionat

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy