Ligji për Specialen, Tahiri: Nuk do të vijë i njëjti në Kuvend, vjen një ligj i ri

by Nexhat

Shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Specialen nuk është sjellë ende në Kuvend.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se kjo nismë ligjore nuk pritet të jetë as në seancën e radhës, e as në vazhdimin e pikave të rendit të ditës.

banner

Por, sipas tij, Ligji që ishte për Specialen nuk do të vijë i njëjtë, por një nismë e re, ka transmetuar Klan Kosova.

“Atë që e kuptova nga diskutimi, që grupi punues i përbërë nga partitë politike do të bëjë punën e vet dhe do të vije bukur shpejt. Ligji i cili ishte për votim, respektivisht dekreti i presidentes nuk do të vijë në votim, do të vijë një ligj i ri, dhe kërkesa e Aleancës është një, sjelleni sa më shpejt ligjin”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy