Lajm i keq për Unitedin, Osimhen nuk largohet nga Galatasaray

by Nexhat

Victor Osimhen nuk pritet të largohet nga Galatasaray gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga Manchester United.

Sulmuesi nigerian është lidhur vazhdimisht me një kalim të mundshëm në Premierligë, ndërsa Manchester United është përmendur si një nga destinacionet e mundshme për të.

banner

Megjithatë, “TEAMtalk”, një transferim në janar është shumë pak i mundshëm, pasi largimi i tij nuk përputhet me objektivat e Galatasarayt për pjesën e dytë të sezonit.

Edhe vetë Osimhen nuk e ka në planet e tij të menjëhershme largimin nga klubi turk, pasi është i përqendruar në garën për titullin e kampionit dhe në objektivat evropiane të skuadrës.

Raportimi thekson se sulmuesi 27-vjeçar ka shumë më tepër gjasa të largohet nga Galatasaray gjatë verës së ardhshme sesa në afatin kalimtar të janarit.

Gjithashtu, Manchester United nuk ka bërë ende asnjë kontakt për transferimin e tij dhe po shqyrton alternativa të tjera për përforcimin e repartit ofensiv.

“Djajtë e Kuq” kanë nevojë për një sulmues të ri, pasi Benjamin Sesko është sulmuesi i vetëm natyral i qendrës në skuadër, ndërsa këtë sezon ka munguar për një periudhë të gjatë për shkak të lëndimit.

Pas humbjes së rëndë 4-0 ndaj Liverpoolit, Manchester United po përballet me presion të madh për të përmirësuar rezultatet dhe pritet të jetë aktiv në afatin kalimtar të dimrit.

Ndër emrat që po shqyrtohen si alternativa për sulmin përmenden Nicolo Tresoldi, Igor Matanovic dhe Folarin Balogun.

Osimhen, ndërkohë, vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Galatasarayt, duke realizuar 10 gola në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy