I Ngarkuari me Punë i SHBA, Demian Smith përfundon misionin e tij në Shqipëri

by informim

Zëvendës Shefi i Misionit/I Ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Demian Smith përfundoi misionin e tij, pas dy vitesh shërbimi në Shqipëri.

Stafi i Ambasadës Amerikane i dha lamtumirën këtë javë Demian Smith, teksa u mblodh për t’i uruar më të mirat atij dhe familjes së tij, ndërsa ai kthehet në Uashington DC për detyrën e tij të radhës.

banner

Punonjësit falënderuan Demian për udhëheqjen e tij, mbrojtjen e fortë dhe dhembshurinë që ai tregoi ndaj të gjithëve në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

“Do të na mungojë ngrohtësia, qëndrimi pozitiv dhe mbi të gjitha kostumi i Yjeve dhe Vijave në 4 Korrik! Gjithë të mirat Zoti Smith!”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të ambasadës së SHBA në Tiranë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy