AGK: Deputetët e VV’së bënë presion publik ndaj gazetares së RTK’së që bojkotoi konferencën e Hajdarit

by informim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të VV-së, Valon Ramadani dhe Enver Dugolli, për gazetaren e RTK-së, Edona Podvorica, e cila bashkë me mediat tjera bojkotoi konferencën e djeshme të ministres Hajdari.

AGK ka thënë se ka përcjellur me shqetësim presionin publik që deputetë të Vetëvendosjes kanë bërë ndaj gazetares së RTK-së, Edona Podvorica, e cila e ka bojkotuar konferencën për shtyp të Ministres së MINT, Rozeta Hajdari, bashkë me shumicën e kolegëve të medieve tjera.

banner

Reagimi i plotë:

Presion publik i deputetëve të Vetëvendosjes ndaj gazetares së RTK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përcjellur me shqetësim presionin publik që deputetë të Vetëvendosjes kanë bërë ndaj gazetares së RTK-së, Edona Podvorica, e cila e ka bojkotuar konferencën për shtyp të Ministres së MINT, Rozeta Hajdari, bashkë me shumicën e kolegëve të medieve tjera.

Deputeti Valon Ramadani ka shkruar se “si duket, ky institucion i qenka shmangur obligimit ligjor, duke mos qëndruar në konferencën e Ministres Rozeta Hajdari”. Në vijë të njëjtë ka shkruar edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, kurse të tjerë eksponentë të partisë në pushtet i kanë bërë jehonë këtyre qëndrimeve duke kërkuar largimin nga puna të gazetares.

AGK-ja, e konsideron bojkotin e së martës, si formë legjitime të protestës së gazetarëve dhe medieve, dhe fton partinë në pushtet të mos bëjë presion ndaj gazetarëve të mediumit publik.

Gjithashtu, AGK-ja e fton menaxhmentin e RTK-së të mos ndikohet nga presioni i pushtetit në raportim me veprimin e ekipit të vet në terren.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy