Kryeministri polak: Wagner po përpiqet të destabilizojë krahun lindor të NATO-s

by informim

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha se grupi Wagner po përpiqet të destabilizojë krahun lindor të NATO-s.

Një numër i paspecifikuar luftëtarësh të Wagner-it kanë filluar stërvitjen me ushtrinë kombëtare të Bjellorusisë, duke bërë që Polonia të fillojë të lëvizë më shumë se 1000 trupa më afër kufirit, shkruan Sky News.

banner

Por zëdhënësi i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se Shtëpia e Bardhë nuk ishte në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik të paraqitur nga Wagner për Poloninë ose ndonjë vend të NATO-s (shih postimin në 20:54)

ISW i bën jehonë këtij qëndrimi, duke thënë se Wagner nuk përbën ndonjë “kërcënim serioz” për Poloninë ose Ukrainën.

“Nuk ka asnjë tregues se grupi Wagner në Bjellorusi ka në fakt materialin e nevojshëm për të qenë në gjendje të kryejë një sulm serioz,” thotë analisti i Rusisë i ISW, George Barros./abcnews.al

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy