Gjykata Themelore e Ferizajt i ka shpallë fajtorë Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit.
Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, e Sjediu me 15 vjet burgim
Kur gjykatësi ia shqiptoi dënimin Krivaqës u dëgjuan thirrje nga të pranishmit, derisa vendimi u duartrokit.
“Bravo për këtë qen”, ishte njëra prej tyre.
Në momentin kur kryetari i trupit gjykues e shpalli aktgjykimin, në sallë shpërthyen duartrokitjet e brohoritjet “bravo”. Aty u dëgjua edhe një grua, e cila iu drejtua Krivaqës me “o i mjerë”,
Krivaqa e Sejdiu akuzoheshin edhe për dhunim dhe ndihmë në kryerje të dhunimit, por Gjykata i ka liruar nga akuza, “meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale.”.