RrGK: Dënimi prej 15 vjet burgim kundër Arbër Sejdiut është i ulët

by informim

Rrjeti i Grave të Kosovës, reagon pas vendimit për vrasjen e Marigona Osmanit. Shprehen të kënaqur me vendimin për burg të përjetshëm për Dardan Krivaqen, ndërsa jo për dënimin prej 15 vite burg për Arbër Sejdiu.

Sipas RrGK dënimi prej 15 vjet burgim kundër Arbër Sejdiut është i ulët për veprën dhe pasojat që janë shkaktuar dhe të njëjtit është dashur që t’i shqiptohet dënimi kapital prej 25 vjetësh sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“RrGK do të analizojë vendimin për lirim nga aktakuza për dhunim dhe do të monitorojë rastin në instanca të tjera që vendimi i Gjykates Themelore ndaj Dardan Krivaqës të mos ndryshojë”, thuhet në reagim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy