Tatuazhi kundër policisë i Dardan Krivaqës në ditën që u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata

by informim

Gjykata Themelore e Ferizajt ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit. Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, e Sejdiu me 15 vjet burgim.

Në seancën e sotme, Krivaqa është paraqitur me një tatuazh kundër Policisë, siç shihet edhe në një fotografi të publikuar nga Koha.net.

Në momentin kur kryetari i trupit gjykues e shpalli aktgjykimin, në sallë shpërthyen duartrokitjet e brohoritjet “bravo”. Aty u dëgjua edhe një grua, e cila iu drejtua Krivaqës me “o i mjerë”.

Krivaqa e Sejdiu akuzoheshin edhe për dhunim dhe ndihmë në kryerje të dhunimit, por Gjykata i ka liruar nga akuza, “meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale.”.

I akuzuari Dardan Krivaqa lirohet nga akatkuza për veprën penale “Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale. I akuzari Arbër Sejdiu lirohet nga aktakuza për veprën penale “Ndihmë në kryerje të veprës penale Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy