Përfundojnë korrje-shirjet, shumica e fermerëve nuk i kanë marre akoma subvencionet

by

Fermerët mbollën dhe korrën arat me grurë, por shumica prej tyre ende nuk i morën subvencionet për mbështetje direkte nga Ministria e Bujqësisë.

Fermerët e vendit kërkojnë nga Qeveria të subvencionohen para se të fillojnë punën, në mënyrë që të jenë më të përgatitur. Sipas tyre, shpenzimet për t’u marr me këtë veprimtari bujqësore janë mjaft të mëdha dhe vështirë të përballueshme. Të njëjtit adresuan ankesa edhe në Ministrinë e Bujqësisë lidhur me këtë, pasi siç thonë ata, vonesa e subvencioneve tashmë është bërë traditë.

banner

Fermeri nga fshati Zllatar në Komunën e Ferizaj, Shukri Sallahi, i cili ka pasur të mbjella rreth 100 hektar me grurë, kërkon nga shteti të subvencionohen para se të fillojnë të mbjellin farën. Sipas tij, edhe në vitin e kaluar ka pas vonesa në subvencione.

Edhe fermeri që merret me kultivimin e patates, Bedri Kasumi thotë se Qeveria duhet patjetër t’i ndihmojë me subvencione para se të fillojnë punën.

Se duhet të ndryshojë kriteri i subvencionimit e thotë edhe fermeri nga Komuna e Drenasit, Hajredin Bujupi, i cili ka të mbjella rreth 15 hektarë me grurë.

Bujupi thotë se pavarësisht premtimit të qeverisë se këtë vit një pjesë e subvencioneve do të ekzekutohet më herët, nuk është mbajtur premtimi ende.

Ndërsa, profersori i Bujqësisë, Imer Rusinovci derisa thotë se subvencionet duhet të jepen para se fermerët të fillojnë punën. Ai shtoN se shteti duhet të mendojë edhe për masa tjera stimulative për bujqit.

Para tri javëve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se kanë proceduar vetëm 2 milionë euro për pagesa nga Programi i Pagesave Direkte – Subvencioneve 2023. Sipas kësaj ministrie, pagesat për plehërimin dhe naftën do të procedohen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi, derisa i tërë buxheti për bujqit këtë viti sipas Qeverisë, është rreth 100 milionë euro./KP

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy