“Der Spiegel” për Vuçiqin: Zjarrëvënës i Ballkanit, e luan kartën e Kosovës për pushtet

by

Gazeta prestigjioze gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull tejet të gjatë e të detajuar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e quan “zjarrëvënësin” e mundshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke analizuar mënyrën se si ai e luan politikën në mes të Perëndimit dhe Lindjes, Brukselit e Uashingtonit në njërën anë, dhe Moskës dhe Pekinit në anën tjetër.

“Der Spiegel” i kushton rëndësi të veçantë edhe veprimeve që Beogradi zyrtar ndërmerrë në raport me Kosovën, teksa zgjerohet edhe në ngjarjen e rëndë të 29 majit ku protestues të dhunshëm “besnikë ndaj Vuçiqit” sulmojnë Misioni Paqeruajtës të NATO’s, ku mëse 90 prej tyre u lënduan. Më tej, vazhdon gazeta gjermane, Vuçiq e “përdor kartën e Kosovës”, për të qëndruar dhe rritur pushtetin e tij – si brenda vendit të vet, ashtu edhe jashtë.

banner

“Kosova është nyja gordiane në pëlhurën evropiane dhe karta më e madhe e Aleksandar Vuçiqit në lojën e pokerit për pushtet dhe pozitë në Ballkan. Legjione diplomatësh të lartë në emër të Brukselit dhe Uashingtonit kanë dështuar në zgjidhjen e problemit. Vuçiqit as që i shkon ndërmend të shes letrën e tij të pazarit nën vlerë”, shkruan gazeta gjermane.

“Në përgjithësi gjërat kanë dalur jashtë kontrollit në rajon. Në fund të majit ushtarë të forcës mbrojtëse të KFOR’it u përshkuan nga minoretit serb i Kosovës që i qëndron besnik Vuçiqit”.

Për Presidentin e Serbisë, autori i gazetës gjermane tregon se si ai e “e advokon veten si mbrojtës të të gjithë serbëve, përfshirë ato në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë”.

“Kisha e fuqishme Ortodokse Serbe ka rol qëndror në kalkulimet e tij. Ajo i mban të lidhur mes vete 15 milionë serbë ortodoksë anembanë botës me kthetër të hekurtë”, thuhet më tej.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy