Viktima një 22-vjeçar grek. Sonte në Athinë do të zhvillohet ndeshja e Champions League
Një tifoz 22-vjeçar i Aek-ut u vra me thikë gjatë natës në periferi të Athinës gjatë një përleshjeje me ultrasit e Dinamo Zagrebit.
Këtë e bën të ditur policia greke, duke shtuar se nga përleshjet janë plagosur gjashtë persona.
Viktima e re u dërgua në spitalin e kryeqytetit grek përpara se t’u dorëzohej plagëve të marra, raportuan mediat lokale.
Sonte është planifikuar ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues të Champions League ndërmjet Aek dhe Dinamos në stadiumin Agia Sophia, në periferi të Athinës, Nea Filadelfia.


