Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi i shoqëruar nga drejtoresha e HANDIKOS në Kaçanik, Elmihane Malsiu dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Sali Malsiu, mbajtën takim me Clay Stringham dhe Cathy Stringham, përfaqësues të organizatës humanitare ndërkombëtare LDS Charities.
Nënkryetari Vishi, i informoi të pranishmit për komunën e Kaçanikut, zhvillimet dhe të arriturat, ndërsa qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me përkrahjen e Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve – Handikos Kaçanik.

Pas takimit u vizitua edhe objekti dhe parcela e dhënë nga Komuna e Kaçanikut për Organizatën “HANDIKOS”, ku planifikohet të bëhet renovimi dhe aktivizimi i këtij objekti për aktivitete të kësaj organizate.

