Gazeta prestigjoze Italiane “La Stampa” e lartëson Shqipërinë

by informim

Gazeta prestigjoze Italiane, “La Stampa”, ka publikuar një shkrim që flet për Shqipërinë duke e lartësuar për mundësitë turistike dhe ekonomike. Ajo në fillim rikujton se si 32 vite më parë Shqipëria po braktisej nga shqiptarët me anije të mëdha drejt brigjeve të Italisë për një kërkim të një shprese, dhe pastaj tregon se si sot janë Italianët ata që po lundrojnë drejtë Shqipërisë për mundësi të reja.

“Ishte pikërisht data 8 gusht 1991, kur 32 vite më parë anijet e tejmbushura me shqiptarë në kërkim të një shprese, kalonin detin për të zbritur në brigjet e Italisë. Por sot, 32 vite më vonë, anijet janë zëvendësuar me tragete, të cilat lundrojnë në rrjedhë të kundërt. Nga Bari në Durrës, apo Vlorë, italianët që shkojnë në Shqipëri tashmë nuk janë vetëm pushues, por edhe banor të rinj të kryeqytetit shqiptar”, shkruan La Stampa.

banner

Sipas gazetës së njohur italiane destinacionet “loë-cost” që ofron vendi janë krahasimisht më të lira me atraksionet e tjera turistike në Europë. Shembull për këtë ofrohet Ksamili, i konsideruar si maldivet “e leverdisshme” të Ballkanit, ku për të huajt çmimet janë më të lakmuara se në vendet e tjera.

Përveq mundësive turistike që ofron Ksamili, kjo gazetë përmend edhe mundësit që ofron Tirana dhe qytetet tjera në Shqipëri.

“Tashmë në rrugët e Tiranës të huajt nuk kërkojnë vetëm dëfrim dhe argëtim, por oportunitete, për punë dhe biznes.Taksat ende shumë të ulëta nën 15%, çmimi i leverdisshëm i krahut të punës dhe artizanatit, janë faktorët kryesor që nxisin biznesmenët italiane të nisin apo të zhvendosin aktivitetet e tyre financiare në Shqipëri”, shkruhet në artikull.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Jashtme italiane, janë më shumë se 20 mijë qytetarë italianë që jetojnë dhe veprojnë në Shqipëri prej 5-6 vitesh. Gjithashtu, referuar të dhënave të fundit nga Banka e Shqipërisë dëshmohet se janë gjithsej afro 2700 sipërmarrje shqiptaro-italiane, nga të cilat 1911 janë tërësisht italiane që operojnë në tregun shqiptar.

Megjithëse tre vitet e fudnit kostoja e jetesës është rritur, Shqipërja vijon rrugëtimin për t’u shndërruar në një koloni të preferuar nga italianët, për pushime, për biznes dhe për jetesë. Përderisa Tirana lakmohet nga italianët për të zhvilluar aktivitetet ekonomike, lokalitetet si Durrësi dhe Vlora, por jo vetëm, janë kthyer në vendpushim për pensionistët e shtetit fqinj, për të kaluar etapën e tretë të jetës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy