Ukrainasit vrasin ushtarin rus gjatë pastrimit të istikameve

by informim

Luftimet e ashpra janë duke vazhduar në Ukrainë, ku pothuajse në qdo cep të këtij shteti evropian raportohet për të vdekur apo të plagosur.

Në një video amatore të publikuar së fundmi, një brigadë e ushtrisë ukrainase shihet duke bërë pastrimin e istikameve, nëpër të cilat dikur ishin strehuar ushtarët rusë, transmeton Telegrafi.

Gjatë pastrimit të këtyre istikameve, një ushtarë rus refuzoi t’i bindet urdhrave apo të dorëzohet – duke bërë që ky vendim t’i kushtojë me jetë.

Në video shihen ushtarët e Volodymyr Zelenskyt, duke u futur nëpër istikame që dikur i kontrollonin rusët dhe bënin pastrimin e tyre.

Në anën tjetër, kundërofensiva e shumëpërfolur e Kievit po vazhdon, por me një intensitet më të ngadaltë sesa që ishte planifikuar më parë.

Ndërkaq rusët po vazhdojnë të kryejnë sulme ajrore mbi infrastrukturën civile të Ukrainës, duke goditur rrjetin energjetik si dhe depot e grurit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy