Hipizmi është një sport që së fundmi po rrëmben zemrat e turistëve si vendas edhe të huaj, edhe në Shqipëri.
Aleksandra Bordo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që jetën e saj ta ndërtojë në Shqipëri. Pasioni i saj për kuajt ishte aq i madh sa mori vendimin që të linte qytetin e Durrësit ku ishte vendosur më parë dhe të jetonte në fshatin Asim Zeneli për t’u marrë pikërisht me trajnimin e kuajve.
“Kam ardhur në Shqipëri sepse se pari jam e martuar me një shqiptar. U dashurova menjëherë me Shqipërinë. Fillimisht kam jetuar në Durrës ndërsa tani këtu në Gjirokastër. Me trajnimin e kuajve merrem prej 15 vitesh ndërsa më pas nisa të merrja pjesë edhe në evente e gara”.
Lea dhe Xheni janë dy motra të apasionuara pas kalërimit të cilat kanë 5 ditë që kanë ardhur nga Franca për të vizituar jugun e Shqipërisë. Ato nuk mund të iknin pa provuar adrenalinën që të fal udhëtimi mbi kalë.
“Këtu është ndryshe nga Franca pasi edhe kafshët i shohim më të lira ndërsa në Francë janë të kontrolluara. Në memorien time do të mbetet më shumë kafshët që i kam ndeshur shpesh të lira si lopët ose kuajt buzë lumit që pijnë ujë“.
Sot sporti i kalërimit po “rrëmben” zemrat e shumë vizitorëve vendas dhe të huaj.
Të gjithë të apasionuarit pas hipizmit mund të gjejnë veten dhe mund të kalojnë disa orë larg zhurmave të qytetit duke provuar një tjetër ndjesi qe vetëm kalërimi ta fal. rtsh