Gisele flet për divorcin e saj me Tom Brady: Ndarjet nuk janë kurrë të lehta

by

Një ndër ndarjet e bujshme të kësaj vere ka qenë edhe divorci i modeles së njohur, Gisele nga Tom Brady.

Në një intervistë për Vogue, 43-vjeçarja ka zbuluar se si e ka përjetuar ndarjen pas 13 vitesh martesë.

banner

“Gjithmonë kam besuar se çdo situatë, sado e vështirë të jetë, ka diçka për të na mësuar dhe ndodh që të na bëjë më mirë. Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, veçanërisht kur media spekulon.

Unë u përpoqa të fokusohem te fëmijët e mi, shëndeti im, projektet dhe ëndrrat e mia”, tha ajo.

Në intervistën e saj, ajo ka folur edhe se si kujdeset për veten që të jetë plotësisht e shëndetshme.

“Ka tri gjëra që unë mendoj se janë thelbësore për t’u ndjerë mirë: të hani shëndetshëm, të ushtroheni çdo ditë dhe të gjeni kohë për të pushuar mendjen dhe trupin tuaj”, tregon modelja.

Çifti, i cili ishte i martuar për 13 vjet, ka një djalë Benjamin Rein, 13 vjeç dhe Vivian Lake, 10. Brady gjithashtu ka një djalë Jack, 15 vjeç, nga një lidhje e mëparshme.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy