U fol se rrahja me zëvendësin e tij është arsye e dorëheqjes së Mehajt, Ministria: Raporti i tyre është bashkëpunues

by informim

Ministria e Mbrojtjes i ka mohuar zërat kinse ka pasur një përleshje fizike mes ish-ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj dhe zv/ministrit Shemsi Syla.

Në një përgjigje Liridona Gashi nga Ministria e Mbrojtjes, tha se lajmet e publikuara janë plotësisht të pavërteta.

banner

“Lajmet e publikuara nga disa portale për gjoja përleshje mes ish ministrit Mehaj dhe zv.ministrit Syla janë plotësisht të pavërteta, andaj nuk mund të konsiderohen as raportime”, ka deklaruar Gashi.

Kur u pyet se si qëndrojnë raportet mes Mehajt dhe Sylës, Gashi tha se raporti i tyre ka qenë bashkëpunues dhe vazhdon të jetë i tillë anipse është emëruar një ministër tjetër më vend të Mehajt.

“Si dy autoritetet më të rëndësishme brenda ministrisë së mbrojtjes raporti i tyre ka qenë bashkëpunues dhe vazhdon të jetë i tillë përkundër emërimit të ministrit të ri.Vazhdon mbështetja tashmë për ministrin Maqedonci në realizmin e qëllimit kryesor, avancimit të FSK-së në nivel të standardeve të NATO-s”, tha Gashi

Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga zv/ministri Shemsi Syla, por i njëjti nuk i është përgjigjur telefonatave dhe mesazheve të redaksisë.

Të martën, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Mbrojtjes, pasi bashkëshortja e tij vuan nga një sëmundje e rrallë. Ai në krye të ministrisë ishte për 29 muaj.

Mehaj ishte njëri nga ministrat që Kurti e solli nga diaspora për ta bërë pjesë të kabinetit të tij. Dorëheqja e tij ngjalli shumë reagime falënderuese nga ambasadorë, bashkëpartiakë e kundërshtarë politikë.

Në vend të Mehajt, kryeministri Kurti e emëroi kolonelin Ejup Maqedoncin. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy