61
Një cisternë me flamur panamez ka marrë flakë sot teksa lundronte pranë Asalujeh, në brigjet e Iranit, njoftuan mediat iraniane, duke shtuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan.
Mediat iraniane raportojne se 22 marinarët e “White Pearl” u shpëtuan nga roja bregdetare iraniane pasi kapiteni thirri për ndihmë autoriteteve portuale.
Televizioni shtetëror, duke cituar një zyrtar të autoritetit portual, tha se cisterna, e cila transportonte 40,000 ton gaz të lëngshëm të naftës, dyshohet se ka marrë flakë pas problemeve në dhomën e motorit.