Real Madrid shpenzoi 103 milionë euro për ta sjellë Jude Bellingham nga Dortmundi në “Bernabeu”, por mesfushori anglez duket të jetë shumë më modest në raport me vlerën e tij në treg.
Ai ka bërë që tifozët e “Los Blancos” të bien në dashuri shumë shpejt, jo vetëm për shkak të performancës në turin parapërgatitor të sezonit, por edhe për një tjetër motiv.
20-vjeçari i talentuar është paraqitur në qendrën stërvitore të Valdebebas pas turit amerikan, me një taksi “Toyota”.
Yjet e tjerë galaktikë zgjodhën të shkonin në stërvitje me mjete luksoze. Përkatësisht Eduardo Camavinga, Toni Kroos dhe menaxheri Carlo Ancelotti mbërritën në BMW elektrike, Luka Modric me një Bentley, ndërsa Aurélien Tchouaméni dhe Vinicius Jr me Lamborghini Urus.