Goditet hoteli i përdorur nga zyrtarët e OKB-së në Zaporizhzhia

by

Koordinatorja Humanitare e Kombeve të Bashkuara: “Jam e tronditur”

Sulmi i djeshëm me raketë rus në qytetin e Zaporizhzhia që la një të vdekur dhe të paktën 16 të plagosur, goditi një hotel që përdorej shpesh nga stafi i OKB-së dhe operatorët e OJQ-ve; tha koordinatorja humanitare e OKB-së në Ukrainë, Denise Brown, siç raportohet nga Reuters në faqen e saj të internetit, percjell Informim.net.

banner

Në një email dërguar agjencisë së lajmeve Brown, ajo tha se ishte “e tronditur” nga sulmi në hotelin Reikartz në lumin Dnipro.

“Jam e tronditur kur dëgjoj se një hotel i përdorur shpesh nga stafi i OKB-së dhe kolegët tanë të OJQ-ve që mbështesin njerëzit e prekur nga lufta është prekur nga një sulm rus në Zaporizhzhia”, tha Brown në email. “Kam qëndruar në këtë hotel sa herë që kam vizituar Zaporizhzhia”, shtoi ajo.

“Numri i sulmeve pa dallim, që kanë dëmtuar infrastrukturën civile dhe kanë vrarë e plagosur civilë, ka arritur një nivel të pabesueshëm”, nënvizoi zyrtarja, e cituar këtë herë nga Kyiv Independent: “Dhe ato janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Brown gjithashtu i bëri thirrje Rusisë që “të ndërpresë menjëherë sulmet pa dallim kundër Ukrainës”.

OKB-ja e përdori hotelin si bazë për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol në maj 2022.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy