Pesë persona janë arrestuar në Zubin Potok, pasi të njëjtit dyshohen se kanë gjuajtur me armë të zjarrit ndaj zyrtarëve policorë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, i cili shtoi se rasti ka ndodhur pasi që policia ka has në një fugon dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra.
Ai tregoi se gjatë tentimit për ndalim ka pas shkëmbim me armë zjarri por nuk ka të plagosur.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra”, u shpreh Elshani.
Elshani potencoi se në mesin e të arrestuarve janë katër serbë dhe një shqiptar.
“5 persona janë arrestuar, ndërsa janë konfisku kombi dhe tri vetura. Hetimet rajonale ‘Mitrovica Veri’ po merren me rastin i cili cilësohet si sulm ndaj personave zyrtar, posedim narkotikesh dhe kontrabandim me mallra”.