ChatGPT po përhapet në vendet e punës në SHBA, alarmohen disa kompani

by informim

Sipas sondazheve të kryera nga Reuters/Ipsos, shumë punëtorë në të gjithë SHBA-në po i drejtohen ChatGPT për t’i ndihmuar lidhur me detyrat bazë, pavarësisht se punëdhënësit si Microsoft dhe Google po punojnë që ta frenojnë përdorimin e tij.

Kompanitë në mbarë botën po mendojnë se si të përdorin më së miri ChatGPT, një program chatbot që përdor AI gjeneruese për të zhvilluar biseda me përdoruesit dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të panumërta. Megjithatë, firmat dhe kompanitë e sigurisë kanë ngritur shqetësime se kjo mund të rezultojë në rrjedhje të pronësisë dhe strategjive intelektuale.

Shembuj se si njerëzitë po e përdorin ChatGPT për të ndihmuar me punën e tyre të përditshme përfshijnë hartimin e emaileve, përmbledhjen e dokumenteve dhe kryerjen e kërkimeve paraprake.

Rreth 28% e të anketuarve në sondazhin online për inteligjencën artificiale (AI) midis 11 dhe 17 korrikut thënë se e përdorin rregullisht ChatGPT në punë, ndërsa vetëm 22% thanë se punëdhënësit e tyre po i lejojnë në mënyrë eksplicite që puntorët të përdorin mjete të tilla të jashtme.

Sondazhi i Reuters/Ipsos me 2625 të rritur në të gjithë Shtetet e Bashkuara kishte një interval besueshmërie, një masë saktësie, prej rreth 2 pikë përqindjeje.

Rreth 10% e të anketuarve thanë se shefat e tyre ua kanë ndaluar në mënyrë eksplicite përdorimin e mjeteve të jashtme të AI, ndërsa rreth 25% të atyre që e përdorin nuk e dinin nëse kompania e tyre e lejonte apo jo përdorimin e teknologjisë.

ChatGPT u bë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori pas lançimit të tij në nëntor. Ajo ka krijuar emocione dhe alarm, duke e sjellë zhvilluesin e saj OpenAI në konflikt me rregullatorët, veçanërisht në Evropë, ku mbledhja masive e të dhënave të kompanisë ka tërhequr kritika nga mbikëqyrësit e privatësisë.

Sipas ekspertëve të shumtë, Ai po konsiderohet e rrezikshme sepse përdorimi i të dhënave nga njerëz që nuk janë të vetëdijëshëm për rëndësinë e tyre, mund të rigjenerohet dhe ato të fusin në rrezik biznese të ndryshme.

“Për bizneset kjo është kritike, sepse përdoruesit nuk kanë një kontratë me shumë AI – sepse këto shërbime ofrohen falas – the pa ndonjë siguri absolute përdoruesit mjaftohen duke u thënë se koorporatat nuk janë në rrezik sepse ato të dhëna nuk do të përdoren për rritjen e kapaciteteve më tutje të sistemeve të tilla,” tha King.

Një punonjës i Tinder me bazë në SHBA tha se punëtorët në aplikacionin e takimeve përdornin ChatGPT për “detyra të padëmshme” si shkrimi i emaileve edhe pse kompania nuk e lejon zyrtarisht këtë.

“Janë emaile të rregullta. Aktivitete pa pasoja, si bërja e ftesave argëtuese të kalendarit për ngjarjet e ekipit, emailet e lamtumirëse kur dikush po largohet nga ekipi… Ne e përdorim gjithashtu edhe për kërkime të përgjithshme,” tha punonjësi, i cili nuk pranoi të përmendet sepse nuk ishte i autorizuar për të folur me gazetarët.

Punonjësi tha se Tinder ka një “rregull jo ChatGPT”, por punonjësit ende e përdorin atë në një “mënyrë të përgjithshme që nuk zbulon asgjë për ne që jemi në Tinder”. (Burimi: Reuters)

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy