Lëvizja Vetëvendosje i ka organizuar një ndejë lamtumirëse, ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Faleminderit Armend Mehaj”, shkruan në videon që kjo parti e ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”.
Të pranishëm në këtë ndejë ishin edhe kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, e zyrtarë e anëtarë tjerë të kësaj partie.
“Sa ishte ministër Armend Mehaj është bërë një punë e jashtëzakonshme madhore për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. E para është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe e dyta ngritja e atyre operacionale të FSK-së”, tha Kurti në këtë ndejë.
Poashtu ai i ka uruar shërim të shpejtë gruas së Mehajt.