Libia i kërkon Libanit të lirojë djalin e ish diktatorit Gadafi

by informim

Autoritetet gjyqësore të Libisë i kanë kërkuar zyrtarisht Libanit të lirojë një nga djemtë e ish liderit Muammar Gaddafi për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.

Hannibal Gaddafi mbahet pa akuza në Liban që nga viti 2015 dhe shëndeti i tij është përkeqësuar që kur ai hyri në grevë urie më 3 qershor në shenjë proteste ndaj ndalimit të tij, shkruan Al Jazeera

Ai është dërguar në spital të paktën dy herë që atëherë dhe ka pirë vetëm sasi të vogla uji.

Sipas dy zyrtarëve gjyqësorë libanezë të hënën, prokurori i përgjithshëm libian Al-Sediq al-Sour ia dërgoi kërkesën këtë muaj homologut të tij libanez, Ghassan Oueidat. 

Zyrtarët folën për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me mediat.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy