Presidenti Begaj dhe ligji për mjekësinë dhe legalizimin e kanabisit

by

Presidenti Bajram Begaj preferon të miratojë me heshtje ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë nga 2 deri në 5 vite në spitalet publike pas përfundimit të fakultetit.

Presidenti gjithashtu në heshtje miratoi edhe legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore.   Gjeti rrugën e mesit, atë që Kushtetuta ia njeh kur Presidenti i Republikës nuk është 100% dakord me ligjet e ardhura nga Kuvendi.

Në vend të mosdekretimit dhe kthimit mbrapsht në Kuvend, Bajram Begaj zgjodhi të heshtë, pra të mos pengojë hyrjen në fuqi të dy ligjeve shumë të debatuara, trajtimi special për studentët e mjekësisë dhe legalizimin e kanabisit mjekësor.

Ndonëse është mjek në profesion, dhe pavarësisht takimit që zhvilloi me studentët e mjekësisë, Kreu i Shtetit duket se nuk krijoi bindjen për ta kthyer për rishqyrtim ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë deri në 5 vjet në spitalet publike. 

Të njëjtin fat pati edhe legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Me heshtjen e tij, Presidenti i Republikës nuk pengoi ligjin e miratuar nga Parlamenti që bën Shqipërinë pjesë të atyre vendeve që do të lejojë kultivimin e bimës narkotike. 

Konflikti ndërmjet maxhorancës dhe opozitës u agravua në seancë e fundit plenare edhe për shkak se në rendin e ditës u fut jashtë procedure ligji për Akademinë e Shkencave.

Opozita e lexoi këtë ligj si të porositur për t’i dhënë një mandat të dytë Skënder Gjinushit, dhe kanë dërguar një sërë kërkesash në adresë të Bajram Begajt për ta mos e dekretuar.

Por forma me të cilën do të flasë Presidenti për këtë akt do të mësohet të martën kur s’kadon afati për t’u shprehur.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy