Turzimi: 330 mijë turistë më shumë se vitin e kaluar

by informim

Turizmi në Shqipëri ka nisur vitin për së mbari dhe shifrat po paralajmërojnë një sezon edhe më të mirë se viti i kaluar.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 3 muajt e parë të vitit, në vend kanë hyrë mbi 1 milionë të huaj nga rreth 670 mijë që kanë hyrë në po të njëjtin hark kohor në vitin 2022.

banner

Sipas të dhënat të INSTAT, tursitët vijnë nga shumë vende të botës por pjesa më e madhe e tyre, gjatë tre muajve të parë të vitit 2023 erdhën nga vendet europiane, ndjekur nga Amerika dhe Azia Lindore.

Çuditërisht, edhe pse këto vendo vetë janë të rrethuara me detë dhe kanë bukuri të pafundme kulturore, turistët nnga Spanja kanë konfirmuar shifra më të larta të hyrjes duke ardhur me turizmin e organizuar, teksa Italia ka një rritje të interesit për vizitorët individual. Edhe nga Polonia që është kryesore për turizmin e organizuar në vend ka një rritje të rezervimeve në raport me kontratat paraprake me garanci.

Pjesa më e madhe tyre, mbi 993 mijë ka deklaruar se ka hyrë në Shqipëri për pushime ose për të vizituar të afërm. Hyrje në rritje ka pasur edhe nga të huajt që e përdorin Shqipërinë si vend transit, ndjekur nga ata për qëllime biznesi, trajtime shëndetësore apo fetare.

Nga ana tjetër, në rritje kanë rezultuar edhe daljet e shtetasve shqiptarë në harkun e muajve janar-mars. Nga të dhënat rezulton se drejt vendeve të rajonit, Europës apo në Amerikë janë larguar gati 1.4 milionë shqiptarë, shifër kjo e rritur me mbi 32 për qind në krahasim me një vit më parë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy