Divorci më i shtrenjtë në histori, 640 milionë euro

by Merita

Sheiku miliarder 74-vjeçar, Mohammed bin Rashid Al Maktoum dhe gruaja e tij, princeshë Haya 47-vjeçare kanë vendosur t’i japin një fund mjaft të kushtueshëm martesës.

Sheiku duhet t’i paguajë gruas një shpërblim prej 640 milionë dollarësh.

banner

Sipas medieve të huaja, gjykata britanike njoftoi shumën më të madhe të vendosur ndonjëherë në dosjet gjyqësore të vendit.

Në veçanti, kreut 72-vjeçar të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe do t’i duhet të paguajë një shumë prej 251.5 milionë paund (rreth 300 milionë euro) për gruan e tij të gjashtë, Princeshës Haya të Jordanisë, 47 vjeç.

Gjithashtu sheiku duhet t’u japë 2 fëmijëve që ka me princeshën, Al Jalila 14-vjeç dhe Zayed 9-vjeç, një total prej 290 milionë paund (më shumë se 340 milion €) për të mbuluar shpenzimet e tyre, për t’u ushqyer dhe arsimuar.

Sipas gjykatës, princesha Haya nuk kërkon kompensim për veten, por për sigurinë e jetës së saj si edhe shpërblim për t’u kompensuar për pasuritë që humbi pas zgjidhjes së martesës.

Gjatë dëshmisë së saj para gjykatës, e cila zgjati gati 7 orë, Haya ka deklaruar se kërkonte një shumë të madhe parash që ajo dhe fëmijët e tyre të shpëtonin nga ndikimi i sheikut.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy