“Unë i druhem vetëm një gjëje”, Rama injoron kërcënimet e Greqisë për çështjen Beleri

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka injoruar “kërcënimin” që erdhi pak ditë më parë nga Greqia përmes ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Adonis Georgiadis, i cili tha se Athina do të bllokojë procesin e integrimit për Shqipërinë nëse qeveria e Tiranës nuk lejon Fredi Belerin që të betohet në krye të bashkisë Himarë.

I pyetur nga gazetarët për këto deklarata, Rama tha se sot i druhet vetëm testit të naftës në Shpirag dhe asgjëje tjetër. “Këto tjerat mendoj që presin, mos ta humbasim këtë moment për këtë. Do të kemi kohë të flasim. Unë i druhem vetëm një gjëje që testi në tetor në Shpirag të mos dalë pa sukses. Vetëm kësaj i druhem, asgjëje tjetër” tha ai.
Georgiadis deklaroi se Shqipërisë do t’i duhet të harrojë integrimin europian dhe fondet e BE, nëse nuk liron nga burgu Fredi Belerin, i cili ka dalë fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, por që ende nuk ka bërë betimin për marrjen e detyrës, pasi është arrestuar nga SPAK për blerje votash.

‘Çështja Beleri nuk kalon lehtë për qeverinë greke. Mesazhi për Shqipërinë sot është i qartë. Nëse vazhdojnë të pengojnë betimin e kryetarit të ri të komunës së Chemarra Freddy Beleris, do të duhet të harrojnë integrimin evropian dhe paratë nga Evropa. Greqia tashmë ka deklaruar se po bllokon gjithçka. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve”, tha ministri.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy