Gabriel Escobar, I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, do të vizitojë Shkupin, një javë pasi filloi procedura për ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Kabineti i presidentit maqedonas Steve Pendarovski njoftoi se Eskobar do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.
Siç njofton agjencia MIA, diplomati amerikan në Shkup do të takohet edhe me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe me liderin e opozitës, presidentin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Escobar do të arrijë në Shkup një javë pasi filloi procedura për ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Me këto ndryshime, ndër të tjera, bullgarët do të duhet të përfshihen në Kushtetutë.
Ndryshimet janë të nevojshme për vazhdimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.