Apple ndodhet më pak se një muaj larg prezantimit të pajisjeve të reja, por një rrjedhje informacioni ka bërë të ditura disa detaje për iPhone 15.
Sipas “Daily Mail”, iPhone 15 do të ketë një karikues prej 35W, ndryshe nga paraardhësi i tij, iPhone 14 që e ka 20W.
Kjo do të thotë se pajisja do të karikohet plotësisht brenda një orë duke shkurtuar kohën. Ekspertët mendojnë se celulari do të ketë gjithashtu një portë USB-C duke iu përshtatur direktivës së Bashkimit Europian.
Sipas kësaj direktive, prej vitit 2024 të gjitha pajisjet teknologjike që do të hyjnë në Europë duhet të kenë portë USB-C për karikimin.
Nëse kjo do të aplikohet në iPhone 15, ky do të jetë smartphone i parë nga kompania Apple që do të shënojë pikënisjen e gjeneratës me portë USB-C.
Në eventin që do të mbahet në Shtator, pritet që Apple të zbulojë 4 modele të reja iPhone.