Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra janë raportuar të zhdukur në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë njëri është zhdukur nga e enjtja e javës së kaluar. “Ferizaj 17.08.2023 – 07:10. Nga familjarët është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte dalë nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhje e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa tjetri është zhdukur nga e premtja e javës së kaluar. “Ferizaj 18.08.2023 – 14:10. Nga familjarët është raportuar se viktima mashkull kosovar, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhje e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.