Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës do të iniciojë takime me institucionet e sigurisë së Kosovës për të analizuar nëse aplikacioni TikTok paraqet rrezik për sigurinë shtetërore.
TikTok-u është aplikacion i popullarizuar për shpërndarjen e videove të shkurtra, kompania amë e së cilës, ByteDance, e ka bazën në Kinë. Në vitin 2021, TikTok-u është shpallur aplikacioni më i shkarkuar në botë, përdoret nga të gjitha moshat, por të rinjtë janë shënjestra kryesore. Kjo ka rritur shqetësimet për sigurinë e tyre çdo ditë e më shumë.
Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, e kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në pajisjet qeveritare, për shkak të dilemave se TikTok-u mund të ndajë të dhënat e përdoruesve me qeverinë kineze.
Ekspertët e fushës në Kosovë thonë se Kosova duhet t’i ndjekë hapat e SHBA-së dhe BE-së lidhur me TikTok-un, pasi pajisjet dhe aplikacionet kineze mund te jenë “rrezik potencial për të dhënat”.
Për ndalimin e TikTok-ut “vendosin Qeveria dhe Kuvendi”