Avokati Halimi: Shtëpia ku jeton Kurti nuk është e Ridvan Muharremit

by Nexhat

Mahmut Halimi, avokati i biznesmenit të arrestuar nën dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore, Ridvan Muharremi, ka folur për klientin e tij dhe lidhjet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Halimi ndër të tjera ka komentuar raportimet në media se shtëpia ku jeton Kurti është shtëpia e të akuzuarit Muharremi për dallavere me rezerva shtetërore, duke thënë se këto raportime janë “trillime” dhe “nuk janë të vërteta”.

banner

“Nuk është e vërtetet. Absolut mund të garantoj. Ky është trill, nuk është as i bashkëshortës së tij dhe lidhje nuk ka me atë shtëpi. Shtëpia është katër katëshe ku e ka lokalin, restorantin dhe furrën. Këtë e dinë krejt Prishtina. Familja e Ridvanit janë jashtëzakonisht të njohur në Prishtinë. I njeh për njerëz të ndershëm dhe të devotshëm”, ka thënë Halimi, në emisionin “Debat Plus” . /Dukagjini/

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy