Konfirmohet takimi mes shefit të AKI-së dhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese

by informim

Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti e ka konfirmuar sot zhvillimin e një takimi me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, të ndodhur më 31 mars 2023.

Të premten, në raportim para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ajeti e ka pranuar se është takuar me Caka-Nimanin

banner

Pas raportimit të tij, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka thënë se shefi i inteligjencës, brenda mbledhjes së komisionit, e ka mohuar t’i ketë dorëzuar kryegjyqtares kushtetuese të dhëna për gjyqtarët kushtetues se kinse janë të përfshirë në krim dhe po shantazhohen nga jashtë.

“Z. Ajeti e ka konfirmuar se ky takim ka ndodhur mirëpo ka thënë se në asnjë formë nuk ka të bëjë me atë se çka është raportuar në media. Qëllimi i takimit ka qenë ruajtja e kredibilitetit të sigurisë së vendit, prandaj unë mendoj se qytetarët e Kosovës duhet t’i heqin dilemat për këtë institucion”, ka thënë Musliu,

“Duke u bazuar në Ligjin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, e rregullon këtë çështje, në Nenin 8, pika 2”, ka përfunduar ajo.

Gazeta Paparaci, ka raportuar ditë me parë për një takim të realizuar mes udhëheqësve të shefit të AKI-së me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy