Historia e Aidës: U dogj në bibliotekën e Sarajevë, në tentimin për të shpëtuar librat

by Nexhat

Aida Buturoviq ishte një nga studentet më të mira në degën e Letërsisë në Universitetin e Sarajevës. Fliste pesë gjuhë. E donte kulturën dhe librat. Librat, si ata që ndodheshin në Bibliotekën e Sarajevës ku ishin tre milionë libra si dhe qindra dokumente origjinale nga koha e Perandorisë Osmane dhe monarkisë austro-hungareze.

Ato ishin dëshmi e historisë qindravjeçare të Bosnjës dhe të identitetit të një shoqërie multikulturore. Serbët e dinin mirë këtë, ndaj në prill të vitit 1992 filluan të rrethonin qytetin. Disa muaj më vonë, në gusht të të njëjtit vit, ushtria serbe nën komandën e Radovan Karaxhiqit dhe gjeneralit Ratko Mlladiq, kishte nën shënjestër ndërtesën e bibliotekës të njohur si “Vijeçnica”.

Aida ishte atje, sepse punonte aty, sepse i donte librat, sepse nuk mendonte se ishte e drejtë që të prekeshin librat.

Sot 31 vite më pare, kur bombat filluan të shkatërronin bibliotëkën, ajo nuk mendoi për asnjë çast që të largohej por vrapoi për të shpëtuar librat – historinë e Bosnjës. Ndërkohë që të gjithë po largoheshin e zjarret po bëheshin gjithnjë e më të fuqishme, Aida arriti të merrte disa prej tyre, pastaj akoma disa të tjerë, duke u munduar që të shpëtonte sa më shumë që të ishte e mundur. Në fund erdhi shpërthimi përfundimtar që i morri jetën dhe shkatërroi tre milionë libra.

“Biblioteka Kombëtare në Sarajevë u dogj tre ditë me radhë, ditë në të cilat mbi Sarajevë fluturonin zogj të zinj”, shkruante atëherë shkrimtari Valerijan Zujo: “Janë fletët e djegura nga libri i madh për ngritjen dhe rënien e Bosnjës dhe Sarajevës.”

31 vjet më parë, ushtria serbe i vuri zjarrin Bashkisë së Sarajevës, duke shkatërruar dy milionë libra

Sot 31 viteve më parë, në natën e 25-26 gushtit 1992, predha të lëshuara nga pozicionet e ushtrisë së Serbisë shkaktuan një zjarr në të cilin u dogj Bashkia e Sarajevës, një nga simbolet e qytetit.

Një nga ndërtesat më përfaqësuese dhe më të bukura të periudhës së sundimit austro-hungarez gjatë rrethimit të Sarajevës u granatua vazhdimisht dhe më 25 gusht ’92. një granatë e gjuajtur nga pozicionet e agresorit ka shkaktuar zjarr në të cilin është djegur plotësisht pjesa e brendshme e objektit.

Në vetëm pak orë, rreth 80 për qind e koleksionit të bibliotekës u shkatërrua, mbi dy milionë libra u shkatërruan në mënyrë të pakthyeshme dhe pothuajse 700 dorëshkrime unike u zhdukën atë natë në flakë.

Edhe pse qytetarët dhe punonjësit u përpoqën të kursenin një pjesë të caktuar të fondit, zjarri që përfshiu Bashkinë ishte pothuajse i pamundur të kontrollohej dhe një problem shtesë ishte gjuajtja e vazhdueshme me snajper nga pozicionet e ushtrisë së Serbisë në kodrat përreth Sarajevës.

Pas luftës, bashkia u rinovua dhe u rihap zyrtarisht më 9 maj 2014. Të gjitha pjesët e bashkisë janë bërë sipas dokumenteve arkivore të gjetura dhe fotografive të pamjes së saj të mëparshme.

U hap zyrtarisht për herë të parë më 20 prill 1896 si një nga simbolet e qytetit, i cili ka mbetur edhe sot e kësaj dite.

Ndërtesa fillimisht ishte selia e administratës dhe administratës së Sarajevës. Atë funksion e ka pasur deri në vitin 1949 dhe në vitet në vijim, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, bëhet Biblioteka e Qytetit, pra Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Bosnjë-Hercegovinës

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy