Nuk certifikohen rezultatet e kandidatëve për asamblist në Leposaviq

by informim

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të premten, nuk i ka certifikuar rezultatet e kandidatëve për asamblist në komunën Leposaviqit.

Kjo për faktin se anëtaret e KQZ-së në këtë mbledhje kanë shfaqur paqartësi sa i përket asaj nëse një kandidat që nuk ka marrë asnjë votë mund të bëhet asamblist në Kuvendin Komunal.

banner

Sipas rezultateve përfundimtare në Leposaviq, Vetëvendosja ka marrë 85 vota apo 77.3 për qind dhe me këtë përqindje i takojnë 15 ulëse në Kuvend. Por nga 18 kandidatë që kanë qenë në listë nga kjo parti janë 6 që nuk e kanë marr as një votë.

Ndërkohë që PDK-ja ka marrë dy ulëse me 21 vota, ndërsa dy ulëse sipas rezultateve do t’i ketë edhe Partia e Serbëve të Kosovës.

Kryetari i KQZ-së Krashnik Radoniqi, ka thënë se për këtë çështje do të kërkohet një mendim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP).

Ndërkohë që janë certifikuar rezultatet e kandidatëve për asamble në Zveçan.

Në Zveçan, PDK-ja do ta ketë shumicën me 11 ulëse pasi ka marrë 60.1 për qind apo 93 vota, ndërsa VV-ja do t’i ketë 8 ulëse me 65 vota.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy