Nuk përfillet udhëzimi i Albulena Haxhiut për zhbllokimin e xhirollogarive për nevoja të librave shkollor

by engel

Ministria e Drejtësisë është përfshirë në procesin dhe procedurat për shpërndarjen e librave shkollor. Me një vendim të ministres Albulena Haxhiu, të gjithë përmbaruesit privat janë udhëzuar që të zhbllokojnë llogaritë bankare të personave të bllokuar me qëllim që t’u mundësohet shfrytëzimi i mjeteve financiare për blerjen e libarve.

Por kjo nuk i ka pëlqyer Odës së Përmbaruesve. Kryetari i saj Arben Gashi i ka thënë televizionit Dukagjini se MD-ja po vepron kundërligjshëm dhe në formë populiste, duke treguar arsyet se përse nuk mund ta pranojnë udhëzimin e saj.

banner

“Praktikisht janë mundu me na nxjerrë para aktit të kryer, kjo është e para. E dyta, ky udhëzues nuk ka bazë ligjore, pra fare nuk parashihet mundësia e tillë, pra është i kundërligjshëm. Qëllimi i vetëm i tij është me i marrë disa vota prej njerëzve, kurgjo tjetër, as nuk ka synim me i ndihmu kurgjo hiç. Përmbaruesit kanë me vepru sipas ligjit, dhe sipas ligjit janë të përcaktuara procedurat se kur bllokohen dhe kur zhbllokohen llogaritë. I lusim qytetarët të mos bien pre e dokumenteve të tilla politike”, ka thënë Gashi.

Edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se kërkesa e MD-së nuk ka fuqi detyruese.

“Në rastin konkret, pa pasur një akt të tillë administrativ të Odës së Përmbaruesve Privat, nuk mund të lejohet qasja dhe shfrytëzimi i plotë nga ana përfituesve të subvencionimit të librave, të cilët kanë kufizime paraprake nga përmbaruesit. Pra, në rastin konkret, edhe pse nuk kemi informata të qarta sesi është destinuar pagesa nga ana e MASHT për nxënësit, në bazë të asaj që shihet në platformën E-Kosova, ku thuhet “Aplikim – tekste dhe materiale shkollore”, kjo mund të klasifikohet në kuadër të definimit që ligji e njeh si “të ardhura në bazë të ndihmës studentëve dhe nxënësve”, e që Ligji për Procedurën Përmbarimore e përcakton kufizimin e përmbarimit edhe për këto raste”.

Në udhëzuesin e MD-së thuhet se në asnjë rrethanë nuk ka tendencë për cenim të pavarësisë ligjore të përmbaruesve, veçse udhëzim të drejtë për situatën aktuale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy