Dogji mbi 15 hektarë tokë me një cigare, përfundon në pranga një person në Belsh

by Nexhat

Autori i një zjarri në fshatin Lisaj pranë Belshit është arrestuar nga autoritetet policore, pasi flakët që ndezi dogjën një sipërfaqe pylli.

Mësohet se ky shtetas, dyshohet se për shkak se ka hedhur një cigare të ndezur, ka aktivizuar një vatër zjarri në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur 15 hektarë sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.

banner

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Lisaj, Belsh

Ndezi zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë u dogjën një sipërfaqe e pyllit në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore, identifikohet dhe arrestohet autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Belsh, pas njoftimit për një vatër zjarri në fshatin Lisaj, njësia administrative Kajan, kanë shkuar menjëherë në zonë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe për arrestimin e autorit/ëve.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të këtij rasti zjarrvënieje, shtetasit K. L., banues në Belsh.

Ky shtetas, dyshohet se për shkak se ka hedhur një cigare të ndezur, ka aktivizuar një vatër zjarri në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur 15 hektarë sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy