Jasharaj për takimin e nesërm: Një gjë e sigurt, grevë nuk do të ketë, viti i ri shkollor fillon me vështirësi

by Nexhat

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka dhënë disa detaje për takimin që do të mbahet nesër, pas vendimit të fundit të Ministrisë së Arsimit, ku librat e nxënësve do të blihen nga prindërit, pastaj subvencionimi bëhet nga Qeveria.

Jasharaj thotë se nesër në takim do të jenë kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve.

banner

“Takimi që do të mbahet nëser është i rregullt, sepse çdo herë bëjmë analiza para vitit të ri shkollor. Nesër në takim do të jenë kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve, pra këta janë përfaqsuesit e tërë sistemit arsimor”, tha Jasharaj.

Jasharaj thotë se pas këtij takimi do të merret një përfundim sa i përket angazhimeve sindikale në lidhje me çështjen e librave.

“Ata do të raportojnë për situatën që e kemi nëpër shkolla të komunave të Kosovës. Do të diskutohet edhe çfarë mendojnë punëtorët e arsimit rreth situatës së re të arsimit, do të nxjerrim përfundime dhe do të vendosim se çfarë do të bëhet tani e tutje në angazhime sindikale”, tha ai për Gazeta blic.

Jasharaj shton se grevë në arsim nuk do të ketë, por sipas tij viti i ri shkollor do të fillojë më shumë vështirësi.

“Grevë nuk do të ketë, sepse në komunikimin që e kemi bërë me kryetarët për takimin e nesërm nuk është përmend se në ndonjë komunë është ngritur kjo çështje, por nesër do t’i marrim parasysh të gjitha opinionet. Viti i ri shkollor do të fillojë, por me shumë vështirësi ku do të kemi mungesë edhe të mjeteve shkollore”, tha Jasharaj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy