Gjendet i vdekur në Ferizaj i moshuari i shpallur në kërkim që nga 17 gushti

by informim

Disa qytetarë kanë gjetur trupin e pajetë të 91-vjeçarit Ilaz Sejdiu, i shpallur në kërkim që nga 17 gushti.

Lajmin e ka bërë të ditur policia, teksa kanë shtuar se trupi është gjetur tek vendi i njohur si “Shpella e Burrnikut” në Burrnik të Ferizajt.

“Ekipe të policisë, krimteknikët dhe hetuesit rajonal janë në vendin ku është gjetur trupi i tij, ndërsa janë njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për veprime tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka falënderuar të gjithë personat e angazhuar në kërkimin e Sejdiut.

“Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë policia.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy