Abdixhiku thirrje për vetëdijësim shoqëror: Sot, çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për vetëdijësim shoqëror në betejën e grave të prekura me kancer të gjirit.

Ai ka thënë se sot çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit; “derisa identifikimi i hershëm i kësaj sëmundje rritë gjasat e mundjes së saj”, shprehet ai.

banner

I njëjti ka ndarë foto nga fushta vetëdijësuese për kancerin e gjirit ‘Race for the Cure’, në aktivitetin organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë së kryeqytetit.

Postimi i tij i plotë:

Albina dhe unë bashkë me Përparimin e Kristalen këtë pasdite iu bashkuam fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit ‘Race for the Cure’, në aktivitetin organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë së kryeqytetit.
Sot, çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit; derisa identifikimi i hershëm i kësaj sëmundje rritë gjasat e mundjes së saj.
Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, një ndër njerëzit më aktiv në ekipën e Kryeqytetit, shpalosi dhe angazhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë drejtim. Prishtina sot ofron:
🌸 Tre aparate mamografike;
🌸 Shërbime falas dhe pa rend pritjeje;
🌸 Subvencionim i të gjitha grave të prekura.
Ndihmoni në vetëdijësimin shoqëror.
Le të jemi pjesë e kësaj beteje për jetë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy