Ish-repartisti nga Gjilani, Fero, vetëm pak ditë më parë njoftoi fansat se po largohet nga muzika.
Ai bëri të ditur se po tërhiqet përfundimisht për shkak se do t’i përkushtohet fesë islame dhe familjes.
I njëjti u kërkoi ndjekësve të mos i dëgjojnë këngët e tij dhe se tani është penduar për çdo tekst që ka shkruar.
26-vjeçari së fundmi në InstaStory ka publikuar një fotografi të vajzës së tij, Ninës, për të cilën thotë se po falet, ndonëse duket se po ndjek hapat e të atit.
“Çika e babit tu u falë”, ka shkruar ai.
Ky vendim i Feros vjen pas ngjarjes së fundit me partneren e tij, Arbenita Ismajlin, pasi u dyshua për sulm fizik dhe kanosje.