Tekstet shkollore, mbi 51 mijë aplikime në platformën eKosova

by informim

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka thënë se deri sot në orën 09:00 janë pranuar 51 mijë e 200 aplikime në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

“Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në orën 09:00 janë pranuar 51.200 aplikime”, shkroi Kelmendi.

banner

Gjatë javës së kaluar ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të shpërndahen librat nëpër shkolla, mirëpo do t’i blejnë prindërit e më pas ata do të subvencionohen nga shteti.

KËTU  mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy