Një bombardim izraelit ka rrëzuar aeroportin e Aleppos, Siri, raportojnë mediat shtetërore.
“Rreth orës 4:30 armiku izraelit kreu një sulm ajror nga Mesdheu, në perëndim të Latakisë, kundër aeroportit ndërkombëtar të Alepos, duke shkaktuar “dëm material në asfalt dhe duke nxjerre aeroportin jashtë shërbimit”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Sana, duke cituar një burim ushtarak.
Konkretisht, pista e aeroportit u shkatërrua, duke e bërë aeroportin të papërdorshëm. Megjithatë, avionët izraelitë, të ardhur nga Deti Mesdhe, nuk do të kishin bërë asnjë viktimë.
Nuk është hera e parë që aeroporti i Alepos vihet në shënjestër këtë vit: dy sulme të tjera në mars kishin komprometuar përdorimin e tij.
Në vitet e fundit, Izraeli ka kryer qindra sulme brenda pjesëve të kontrolluara nga qeveria të Sirisë, duke goditur vazhdimisht aeroportet në Damask dhe Aleppo.