Ukraina shpejt në BE? Rama tallet pak: Kush kë duhet ta sulmojë në Ballkan për ta arritur më shpejt anëtarësimin?

by informim

Kryeministri i Shqipërisë thotë se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në Bashkimin Europian nuk duhet të ndodhë në llogari ose në dëm të vendeve të Ballkanit që e kanë të njëjtën aspiratë.

Rama tha me tallje një diskutimi në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se po mendonte se cili nga vendet e Ballkanit do të duhej të sulmohej për t’iu bashkëngjitur Ukrainës për ta arritur më shpejt anëtarësimin në BE.

“Ukraina duhet të shihet si shtet i mundshëm anëtar, por unë do të doja që kjo të mos bëhet në llogari ose në dëm të Ballkanit. Sepse kur po fliste Dritani, unë po thosha: kush duhet ta sulmojë kë në këtë panel për ta arritur anëtarësimin më herët? Bullgaria sigurisht mund ta godasë Maqedoninë e Veriut, Kroacia e dëmton Serbinë, Serbia e dëmton Kosovën, pastaj Bosnja e godet vetveten. Po t’i thërrasim edhe grekët, ata mund të na sulmojnë. Mali i Zi mund të shtrihet dhe të luajë si i vdekur në plazh. Ne jemi krejt gati për t’iu bashkëngjitur vagonit të trenit me Ukrainën”, tha ai.

Pas nisjes së luftës, Ukraina ka kërkuar që të anëtarësohet me procedurë të shpejtë në BE.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy