Dokumenti zyrtar që parashikon shkarkimin e kryetarëve në komunat në veri të Kosovë është gati

by engel

Është përgaditur Draft Udhëzimi Administrativ i cili vendos procedurat se si duhet të shkarkohen kryetarët e komunave në veriun e Kosovës. Sipas këtij udhëzimi administrativ, kryetarët e komunave veriore do të mund të shkarkohen me një peticion ku qytetarët serb mund të dalin në peticion dhe të kërkojnë shkarkimin e kryetarëve.

Sipas kryesuesit të grupit punues z. Besim Murtezani, draft dokumenti ndodhet në diskutim publik i cili përfundon pas tri ditëve. Me 31 Gusht grupi punues për hartimin e draft udhëzimit administrativ do të mblidhet persëri për të përpiluar draftin përfundimtar, pasi të jenë shqyrtuar edhe propozimet që kanë ardhur nga periudha e diskutimit publik, ka thënë Murtezani per T7.

banner

Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës nuk janë të bindur se ky plan nuk do të funksionoj. Kryetari i Zubin Potokut, z. Izmir Zeqiri në një intervist për T7 tha se ky plan nuk do të realizohet sepse nuk ka vullnet nga qytetarët serb që të dalin në peticion për të shkarkuar kryetarët aktual.

Kujtojmë se Bashkimi Europian dhe SHBA para disa ditëve kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që zgjedhjet në komunat veriore të organizohen sa më shpejt duke kërkuar që mos të organizohet asnjë peticion por që kryetarët aktual të japin dorëheqje dhe komunat të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy