Arrestohet zyrtari i tretë lidhur me keqpërdorimet me ndërtimin e rrugëve në Suharekë

by Nexhat

Policia njofton për arrestimin e personit të tretë me inicialet B.S., si vazhdimësi e arrestimit të Enver Shabanit dhe Berat Kabashit, nën dyshimet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim dhe mashtrim me prokurim publik”.

Pas arrestimit, B.S., me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

banner

“I dyshuari në bashkëveprim me persona zyrtar të komunës së Suharekës dhe menaxherin e kontratës pas përpilimit të procesverbaleve dhe situacioneve fiktive si dhe raportit fiktiv për kryerën e punëve lidhur me ketë tender, kompania ka lëshuar faturat për realizim të punëve me çka edhe janë realizuar pagesat nga komuna e Suharekës, ku në realitet punët apo shtrimi i rrugëve sipas kontratës nuk është realizuar”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton Gazeta Express.

Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç), Enver Shabanit, drejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë dhe Berat Kabashit, zyrtar i Komunës së Suharekës.

Ata po dyshohen se i kanë shkaktuar mbi 74 mijë euro dëm komunës përmes keqpërdorimit me tenderin e rrugës në Mushtisht.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy