Rama e nguc pak Putinin: Ngushëlloi familjen e Prigozhinit, para se të ngritej aeroplani!

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë humor të zi politik gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Bledit, duke përfshirë në batutë presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo, për rastin e vrasjes së shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, përcjell klankosova.tv.

”E di që tingëllon shumë gjë e errët, por pas kësaj stories së aeroplanit rus, të gjithë jemi konfuzë”.

”Tani nuk e di nëse keni dëgjuar, Rusia që negocion për ta unifikuar orën, ato zonat kohore, se kanë 9 orë dallim.. dhe kryeministri shkon te Putini dhe i thotë ‘E kam këtë problem: e dërgoj familjen time për pushime, i thërras t’iu them natën e mirë dhe ata më thonë mirëmëngjes”.

”E thërras Olaf Scholzin për ta uruar për përvjetor, ata më thonë që është nesër. E thërras Xi Jinpingun për vitin e ri, ai më thotë është ende viti i vjetër’ ”.

”Putini thotë ‘e pata të njëjtin problem: e thirra familjen Prigozhin për t’i shprehur ngushëllime, por ata më thanë që aeroplani nuk është ngritur ende në ajër’”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy